“Google” 25 vjet, rikujton 10 zhvillimet në fushën e IA

27 Shtator, 2023 - 2:29 pm

 

Me rastin e ditëlindjes së 25-të, sot, më 27 shtator, “Google” rikujton 10 zhvillimet e tij në fushën e Inteligjencës Artificiale (IA), një temë që është bërë gjithnjë e më e përsëritur.

“IA-ja ka fuqinë për të lehtësuar detyrat e përditshme dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve më të mëdha të shoqërisë”, tha kompania në një postim zyrtar.

2001: “Google Search” ndihmon përdoruesit të korrigjojnë drejtshkrimin e pyetjeve

2006: Nis “Google Translate”

2015: “TensorFlow” një kornizë e re e mësimit të makinerive me burim të hapur e bën IA-në më të aksesueshme, të shkallëzueshme dhe efikase.

2016: “AlphaGo” mposht kampionin botëror Go

2016: TPU-të mundësojnë vendosje më të shpejtë dhe më efikase të IA-së

2017: “Google Research” prezanton “Transformer”

2018: BERT ndihmon Search-in të kuptojë më mirë pyetjet

2020: “AlphaFold” zgjidh problemin e “Protein Folding”

2023: “Bard” lehtëson bashkëpunimin me IA-në gjeneruese

2023: PalM 2 përparon të ardhmen e IA-së. / atsh / KultPlus.com

(FILES) A picture taken on April 15, 2022 in Moscow shows the US multinational technology and Internet-related services company Google’s logo on a tablet screen. Google begins a marathon battle in a federal court on September 12, 2023 to fight accusations from the US government that it acted unlawfully to become the world’s preeminent search engine. (Photo by Kirill KUDRYAVTSEV / AFP)

Të ngjajshme