5 Janar, 2025 - 9:39 pm
Futbollisti i Bayer Leverkusenit dhe Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka është votuar si “lojtari më i vlefshëm” për vitin 2024.
Xhaka ka fituar këtë çmim nga “Sports Awards” në Zvicër, shkruan Indeksonline
Ai mposhti kundërshtarët, si: Kevin Fiala (hokey), Lara Heini (Hokey), Alina Muller (Hokey), Lia Walti (Futbolliste) dhe Manuel Zehnder (Hendboll).
Kujtojmë që kapiteni “helvetik” gjatë vitit që lam pas ka fituar tituj me klubin gjerman, Bayer Leverkusen, si: Bundesliga, Kupa e Gjermanisë dhe Superkupën e Gjermanisë.
Ai poashtu pati sukses edhe me Kombëtaren e Zvicrës në Euro 2024, duke shkuar deri në gjysmëfinale./Indeksonline/ KultPlus.com