Granit Xhaka hyn në histori të Kombëtares së Zvicrës

16 Nëntor, 2023 - 11:25 am

Granit Xhaka ka hyrë në histori të Kombëtares së Zvicrës.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, ka thyer rekordin dhe ka hyrë në histori si lojtari me më së shumti paraqitje me fanellën zvicerane.

Xhaka me paraqitjen e tij të mbrëmshme ndaj Izraelit, ka bërë plot 119 paraqitje zyrtare për Zvicrën.

Kapiteni i helvetikeve është pjesë e Kombëtares A që nga viti 2011, ku deri më tani ka shënuar 11 gola dhe ka bërë edhe 7 asistime.

Xhaka me Zvicrën ka luajtur në tre Kampionate Botërore (2014, 2018 dhe 2022), ndërsa dy herë ka marrë pjesë në Kampionate Evropiane (2016 dhe 2020). / KultPlus.com

Të ngjajshme