Granit Xhaka shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes Hungari-Zvicër

15 Qershor, 2024 - 5:31 pm

Zvicra e ka nisur jashtëzakonisht mirë Kampionatin Evropian që po mbahet në Gjermani.

“Helvetikët” triumfuan 1:3 ndaj Hungarisë në ndeshjen e cila u zhvillua në “RheinEnergieStadion” të Kolnit.

E Granit Xhaka pati një paraqitje fantastike, ashtu si tërë këtë sezon.

Këto janë disa nga statistikat e Xhakës:

Më së shumti prekje (99)
Shumica e pasimeve të përfunduara (79/88)
Më së shumti pasime në zonën e kundërshtarit (23)
Më së shumti raste të krijuara (4)
Më së shumti ndërhyrje (3)
100% duele ajrore të fituara (2/2)
86% duele të fituara (6/7) / KultPlus.com

Të ngjajshme