3 Prill, 2021 - 3:30 pm
Gloria Steinem është një feministe amerikane, gazetare dhe aktiviste politike shoqërore e cila u njoh kombëtarisht si një udhëheqëse dhe një zëdhënëse e lëvizjes feministe Amerikane në fund të viteve 1960 dhe në fillim të viteve 1970.
Në 2005, Steinem, Jane Fonda dhe Robin Morgan bashkëthemeluan Qendrën e Grave për Media, një organizatë që “punon për t’i bërë gratë të dukshme dhe të fuqishme në media”.
Sonte, KultPlus ju sjell një nga thëniet më të fuqishme të Steinem.
–Gratë nuk do të jenë të barabarta jashtë shtëpisë, derisa burrat do të jenë të barabartë brenda shtëpisë. / KultPlus.com