Gratë që thyen tabutë në Radio Televizionin Shqiptar

8 Mars, 2023 - 4:30 pm

Vështrim prapa në disa nga pionieret më të mëdha për gratë në televizion ndër vite. Prezantueset që kanë thyer barrierat në ekranin e vogël që nga ditët më të hershme të RTSH.

Shumë prej tyre thyen tabutë ku punonin dhe hapën rrugën për brezat e ardhshëm. Ishin ikona të ekranit,  me një zë melodioz dhe me një shqiptim korrekt, kështu kanë mbetur në memorien e publikut televiziv.

Kanë frymëzuar dhe motivuar shumë femra me anë të zërit dhe imazhit të tyre për të nxitur ndryshim në jetën e shumë femrave të asaj kohe.

Stoli Beli spikerja e parë

Ishte pikërisht 29 prilli i vitit 1960, kur Stoli Beli nga studio e parë televizive shqiptare, në këtë datë do të artikulonte fjalët: “Të dashur spektatorë, mirëmbrëma… Sonte fillon për herë të parë Qendra Eksperimentale e Televizionit Shqiptar”. 

Mimoza Tafaj, ajo ishte vetëm 17 vjeç, në 1974 kur bëri daljen e saj të parë televizive. Ikonë e bukurisë në vitet 70′.

Tefta Radi, Gazetare dhe folëse në Televizionin Shqiptar. Për herë të parë vendosej logo në transmetime edhe pse në mënyrë jo sistematike. Transmetimi filloi të çelej në orën 16:00 pastaj në 12:00 dhe në fund të 1994 në orën 8:00. RTSH ishte dritarja e parë e përballjes me “perëndimin” pas viteve ’90. Për shkak të depërtimit të sinjalit të kanaleve fqinje, lindi nevoja e identifikimit të stacionit. 

Zerina Kuke, spikere dhe prezantuese e disa festivaleve dhe spektakleve muzikore. Ikonë e Televizionit Shqiptar me një karrierë prej 35 vitesh ku nisi në vitin 1969.

Silvana Braçe ka qenë figurë e dashur, Amalia Dhamo, Meropi Matlia, Elsa Xhai, Vera Zheji, Vera Grabocka etj./rtsh.al/ KultPlus.com

Të ngjajshme