Green Half Marathon në Berat rikthehet më 6 prill me mbi 500 vrapues nga 40 shtete

31 Mars, 2025 - 7:15 pm

Green Half Marathon në Berat rikthehet me mbi 500 vrapues nga 40 shtete të botës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga edicioni i kaluar i kësaj maratone që mbahet në qytetin e Beratit, duke e cilësuar si një festë sportive, mes bukurive të natyrës dhe trashëgimisë sonë unike.

Në 6 prill rikthehet në edicionin e tretë në qytetin e Beratit maratona  Green Half Marathon.

Edicioni i dytë i maratonës ndërkombëtare që zhvillohet në Berat u mbajt me kauzën “Vrapo për të mbrojtur mjedisin”.

Në Green Half Marathon vrapojnë nxënësit e shkollave dhe profesionistët. Gara nis nga Pedonalja vijon në “Çelepias”, kalon në lagjen “Goricë” e deri në Vodicë./ atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme