21 Dhjetor, 2022 - 9:00 am
Paraqitja e fundit e Maneskin në Las Vegas e ka lënë audiencën e tyre konfuze pasi nuk përfundoi në një mënyrë të ‘‘civilizuar’’. Grupi i njohur nga Italia mbylli turneun e tyre amerikan me koncertin e tyre të fundit në Las Vegas dhe u sigurua që ai të ishte i paharrueshëm për fansat.
Në fund të performancës së tyre, Maneskin “thyen” instrumentet e tyre muzikore dhe shkatërroi gjithçka në skenë.
Shumë shpejt, videot dhe fotot nga koncerti bënë xhiron e internetit, ku fansat kritikuan aktin e tyre.
Edhe pse kishte nga ata që e panë me sy pozitiv “finalen” e madhe të turneut, shumica e konsideruan gjestin e tyre “ të panevojshëm dhe të tepruar ”.
Disa përdorues në Twitter kanë shkruar se “është një shuplakë për ata që nuk kanë mundësi të blejnë një instrument të ri muzikor”.
Pas reagimeve të fansave të tyre, Maneskin ka dhënë përgjigjen e tyre përmes llogarisë zyrtare në Twitter.
Në postimin e tyre ata shkruan: “Kjo ishte krejtësisht e paplanifikuar dhe ndoshta pak e tepërt… por na pëlqeu! Përveç kaosit dhe shkatërrimit në Las Vegas, udhëtimi ynë në Amerikën e Veriut sapo përfundoi dhe tashmë po na mungon çdo pjesë e tij. Po numërojmë ditët derisa të kthehemi. Ju DUAM, FALEMINDERIT!!!”./abcnews.al/ KultPlus.com