22 Maj, 2021 - 8:59 pm
Guri i Kamjes është një monument i krijuar nga natyra që nga viti në vit po tërheq gjithnjë e më shumë turistë.
Ai ndodhet pranë fshatit Dardhë të Pogradecit, në afërsi të Qafës së Lipovës, 1.461 m mbi nivelin e detit.
Përfaqëson një formë interesante relievi në trajtën e “një anijeje, që lundron në det të hapur”.
Eshtë i gjatë rreth 100 m, i gjërë rreth 80 m dhe i lartë rreth 70 m. Forma e tij lidhet me rezistencën më të madhe të konglomerateve që e përbëjnë, në krahasim me argjilat që ndërtojnë territorin përreth tij.
Mbi këtë formë relievi veprojnë proçeset e erozionit dhe era, që e kanë gdhendur në mikroforma të çuditshme. Ka vlera shkencore gjeomorfologjike e gjeologjike, por edhe kulturore, turistike e didaktike me rëndësi lokale.
Mund të vizitohet sipas itenerarit Pogradec-Leshnicë-Trebinjë. Vlen si një destinacion për turizmin e natyrës./ KultPlus.com