Guri i qytetit, Monument Kulture dhe simboli i Përmetit

1 Gusht, 2024 - 10:12 am

Guri i qytetit ndodhet në Përmet, 250m mbi nivelin e detit. Guri i Qytetit konsiderohet si simboli i identitetit të qytetit. Ai ka vlera gjeologjike, gjeomorfologjike, didaktike, ekologjike dhe kulturore.

Zona mbrojtëse e gurit të buzë lumit Vjosë në periferi të qendrës së qytetit të Përmetit është Monument Kulture, Kategoria I.

Guri i qytetit është një shkëmb masiv me faqe të thikta, 12 metra i lartë. Në pjesën e sipërme shkëmbi rrafshohet në një suprinë 15×15 m në të cilën ruhen rrënojat e një fortifikimi të shek. IV-VI.

Në rrëzë të shkëmbit ndodhet një trakt i periudhës antike i njëjtë me fortifikimin e shek.III p.k. në luginën e Drinos. Në sipërfaqe të gurit gjenden dy ambjente të rënuara, njëra është përdorur si ujëmbledhës me sipërfaqe 14 m² dhe tjetra me sipërfaqe 22.5 m².

Muri është izodomik me blloqe gëlqerore në trajtë katërkëndëshi rreth (1×0.4 m) me faqe bashkimi të latuar mjaft mirë dhe ballë të rrafshtë.

DRTK Gjirokastër kujdeset vazhdimisht për këtë monument duke kryer pastrimin nga mbetjet dhe bimësia në Gurin e qytetit dhe murin rrethues të tij./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme