12 Shtator, 2020 - 5:14 pm
Të gjithë e kemi parë filmin e famshëm ‘Hachiko’, ku dashuria e qenit për pronarin e tij është e pashoq, një kafshë aq besnike me një histori tejet të dhimbshme na ka bërë të gjithë të qajme, shkruan KultPlus.
Mirëpo, për ata që nuk e dijnë, ngjarja që trajtohet në film është e bazuar në ngjarje të vërtetë.
Qenushi Hachiko lindi më 10 nëntor të vitit 1923 në një fermë afër qytetit të Odates, Japoni. Në vitin 1924, një profesor në Universitetin Imperial të Tokios e gjeti Hachikon dhe e mori me vete në shtëpinë e tij në Shibuya. Hachiko ulej çdo ditë në një cep përballë stacionit të tjrenit në Shibuya ku priste të zotin teksa ai kthehej nga Universiteti ku punonte si pedagog.
Në fillim, kur e mori Hachikon me vete, u përpoq t’a trajnonte e mësonte që të mos dilte jashtë shtëpisë që ta ndiqte atë, mirëpo Hachiko gjeti mënyrën për të kapërcyer pragun e shtëpisë e të shkonte për të pritur të zotin e tij para Universitetit ku ky i fundit punonte.
Kjo situatë vazhdoi deri më 21 maj të vitit 1925, derisa Ueno (pronari) vdiq nga një hemorragji e brendshme. Që nga vdekja e tij, Hachiko shkonte çdo ditë përballë stacionit dhe Universitetit duke pritur kthimin e të zotit Këtë gjë ai e bëri për 9 vite me radhë. Gjatë periudhës kur Hachiko ishte gjallë, ai u emërtua në kulturën japoneze si shembull i besnikërisë
Edhe pas vdekjes, Hachiko vazhdon të jetë një ikonë e kulturës botërore duke u kujtuar me statuja, filma e libra. Për Hachikon është ndërtuar edhe një skulpturë pikërisht në vendin ku ai kishte pritur për 9 vite me radhë. / KultPlus.com