15 Tetor, 2020 - 12:33 pm
Adam Deering, 39-vjeç, nga Wrmston të Greater Manchester, ka kryer një hakmarrje të ëmbël ndaj një banke në këtë qytet, pasi 18 vjet më parë, pikërisht kjo bankë ia refuzoi kredinë. Deering bleu tërë objektin e tyre në “shenjë hakmarrjeje”.
Arsyeja pse i është refuzuar kredia në vitin 2002 prej 10 mijë funtesh, ishte se Adam ishte shumë i ri. Atëherë ai punonte në katin përdhesë të një zyre të vogël, kurse në vitin 2014 krijoi kompaninë e vet të cilën e shiti për pesë milionë funte. E më vonë duke qenë i pasur arriti t’i hakmerret edhe bankës që e refuzoi.
“Si 21 vjeçar hoqa dorë nga puna si shitës sepse e dija se mund të fillojë një biznes të suksesshëm, por nuk kisha para – kështu mendova të kërkoj para hua. Ua prezantova planin e punës dhe u kërkuar 10 mijë funte, por menaxherja as që e konsideroi diçka serioze edhe pse kisha investuar shumë në këtë plan. Kur më tha se jam i ri dhe papërvojë dhe se nuk dëshiron të rrezikojë, mbeta shumë i pikëlluar. Pasi që nuk kisha para, katër muaj i kalova duke punuar në dysheme pasi nuk kisha as karrige. Ka pasur shumë momente kur mendoja se ky është fundi, por për asnjë moment nuk kam pranuar të dorëzohem”, shprehet Adam Deering.
Adam Deering si adoleshent ishte problematik. Ai kur ishte 14-vjeçar ishte përjashtuar nga shkolla për vandalizëm dhe shkatërrim të veturave.
Adam po ashtu ishte anëtar i forcave mbretërore ajrore, por edhe nga ky profesion hoqi dorë sepse konsumonte shumë alkool, kështu u rikthye në Urmston ku vazhdimisht ndërronte punët apo shkarkohej. /Express/ KultPlus.com