19 Maj, 2021 - 10:00 pm
Sibel Halimi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se tekstet muzikore të artistëve të zhanrit rep e tregojnë gratë/vajzat si objekt.
Ajo thotë se këto tekste duhet të kenë monitorim.
“Në shoqëritë patriarkale ekziston një frikë drejt emancipimit. Edukata seksuale është e domosdoshme të përfshihet nëpër shkolla por është çështja se sa do të jenë të gatshëm profesorët të flasin për këto gjëra. Kemi raste kur në librat e sociologjisë dhe biologjisë i kalojnë këto faqe. Është çështja më komplekse se sa që ne e orientojmë. Mediat duhet të jenë më aktiv në monitorimin e disa zhanreve muzikore. Duhet të bëjmë më shumë dhe të shikojmë cfarë po shkruhet në tekstet muzikore. Rinia drejtpërsëdrejti merr mesazhin nga aty se gratë duhet të trajtohen si objekte seksuale. Edhe fëmijët kur i shohin ato pamje ndikohen. Tekstet e tyre tregojnë femrën si objekt. Duhet të jemi më vigjilent si shoqëri ndaj dukurive negative. Shqetësimi është shumë dimensional. Nuk duhet të presim shumë nga sistemi arsimor pasi është patriarkal”, thotë ajo./ KultPlus.com