Hapet aplikimi për shtesat për fëmijë të lindur nga janari i 2015-së

16 Tetor, 2021 - 2:30 pm

Nga sot të gjitha nënat që kanë lindur fëmijë nga 1 janari i vitit 2015 mund të aplikojnë për shtesa për fëmijë.

Në njoftim është bërë e ditur se për të përfituar nga ky muaj e tutje, aplikimi duhet të bëhet më së largu deri më 24 tetor, ndërkaq aplikimet që bëhen pas datës 24 tetor, shqyrtohen në muajin pasues.

Për të aplikuar për Shtesa për Fëmijë referojuni vegëzës në vijim: https://ekosova.rks-gov.net/Security/Index.

Pas pilotimit të masës së shtesave për fëmijë është vërejtur se në disa raste llogaria bankare ka qenë e vendosur gabim.

Në njoftim thuhet se që të pranohet aplikimi, duhet të siguroheni se llogaria është në emrin e nënës dhe e saktë./KultPlus.com

Të ngjajshme