14 Maj, 2021 - 4:53 pm
Komuna e Prishtinës ka hapur konkursin për renovim artistik të Tunelit të Kurrizit, me qëllim që të hartohet zgjidhja urbane dhe arkitektonike për rigjenerimin e këtij tuneli në mënyrë që kjo hapësirë të shërbejë për ngjarje kulturore, shkruan KultPlus.
Lajmi është bërë i ditur nga drejtori për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha i cili nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se Tuneli i Kurrizit në lagjen Dardania paraqet një nga asetet kulturore dhe ekonomike të cilin Komuna e Prishtinës do ta rivitalizoj në mënyrë që të rikthehet aktiviteti në këtë pjesë të qyteti, njëlloj sikurse përgjatë viteve të ’90-ta.
Data e fundit për aplikim në këtë konkurs është deri më 14 qershor në orën 14:00
Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:
Hapet KONKURS per renovimin artistik te Tunelit te Kurrizit
Tuneli i Kurrizit ne lagjen Dardania, paraqet nje aset kulturor dhe ekonomik, te cilin Komuna e Prishtines do te revitalizoj ne menyre qe ta kthej atraktivitetin ne kete pjese te qytetit, ashtu si ishte gjate viteve 90’.
Qellimi kryesor i konkursit eshte hartimi i zgjidhjes urbane dhe arkitektonike per regjenerimin e Tunelit te Kurrizit nepermjet artit, ne menyre qe kjo hapesire te sherbeje per ngjarje te ndryshme kulturore.
Ju ftojme qe te aplikoni me projektet tuaja.
Ne linkun me poshte mund te njoftoheni me hollesisht rreth konkursit:
https://e-prokurimi.rks-gov.net/HOME/ClanakItemNew.aspx…
Faleminderit shume per bashkepunimin dhe ndihmeses ne proces OJQ MONUMENTA./ KultPlus.com