17 Gusht, 2019 - 4:00 pm
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër ka hapur konkursin për mësues të gjuhës shqipe në disa komuna.
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko bëri të ditur se konkursi është çelur për punësimin e mësuesve në komunat e Rorschach, Degersheim, Uzwill, Flawil, Oberriet, Buchs, Sevelen, Bad Ragaz, Sargans, Schmerikon dhe Uznach.
“Shpallet konkursi për mësues të gjuhës shqipe në Zvicër për
vitin shkollor 2019-2020.
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër ka hapur
konkursin për mësues të gjuhës shqipe në komunat e Rorschach, Degersheim,
Uzwill, Flawil, Oberriet, Buchs, Sevelen, Bad Ragaz, Sargans, Schmerikon dhe
Uznach”, -thotë Majko.
Afati për dorëzimin e dokumenteve do të zgjatë 14 ditë. Në disa nga kantonet në Zvicër tashmë ka filluar mësimi i gjuhës shqipe, këtë të hënë do të fillojë edhe në Zyrih.
Zvicra është vendi, ku fëmijët shqiptarë mësojnë gjuhën shqipe më mirë se në të gjitha shtetet e tjera, ku ka emigrantë shqiptarë. Shkollat shqipe në Zvicër funksionojnë në kuadër të shkollave kantonale. / atsh / KultPlus.com