Hapet “Qendra Kulturore Bashkimi Shqiptar” në Iraklio

1 Nëntor, 2020 - 6:39 pm

Shoqata “Bashkimi Shqiptar Iraklio” me kryetar Vangjel Halilin, falë ndihmës dhe kontributit të shqiptarit Fatjon Rrapushaj arriti të hap “Qendrën Kulturore Bashkimi Shqiptar Iraklio”. Motoja e Fatjonit dhe shumë shqiptarëve të tjerë që ndihmuan në hapjen e qendrës është: Të punojmë bashkë për të bërë diçka për brezin e ri.

Tashmë puna e tij e palodhur dhe hapja e qendrës do të jetë destinacioni më i bukur për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Iraklio, Kretë.

“Emëruesi i përbashkët i shqiptarëve ishte emigrimi, tani është “Bashkë”. Bashkë për të ruajtur rrënjet tona, të flasim shqip dhe t’i mësojmë famijëve zakonet dhe traditat”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kulturore Bashkimi Shqiptar./ KultPlus.com

Të ngjajshme