Hapet së shpejti “Muzeu i Fëmijëve të Luftës: Loja e Ndërprerë”

14 Janar, 2025 - 3:20 pm

‘Youth Inititative for Human Rights” dot të hap e Muzeun e Fëmijëve të Luftës në Kosovë: “Loja e Ndërprerë”, më 22 janar nga ora 18:00. Kjo nismë ka për qëllim ruajtjen e kujtimeve të fëmijërisë nga Lufta e Kosovës, duke siguruar që përvoja personale e luftës të mos harrohet. Muzeu do të prezantojë objekte personale, video-dëshmi dhe ekspozita të kuruara që theksojnë përvojat e fëmijëve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Fëmijët që i mbijetuan luftës së fundit në Kosovë përjetuan një ndërprerje simbolike të fëmijërisë së tyre. Ekspozita “Loja e Ndërprerë” paraqet një udhëtim të fshehjes, ikjes në kushte ekstreme, ballafaqimin traumatik me humbjen dhe vdekjen, si dhe të situatës së krijuar pas përfundimit të luftës.

Muzeu ofron një hapësirë të përbashkët të kujtesës kolektive, ku tregime të harruara të së kaluarës marrin vëmendjen e merituar. Ne besojmë se e ardhmja fillon nga njohja e së kaluarës. Ne jemi të vetëdijshëm mbi kompleksitetin e nuancuar të përvojave të luftës dhe kuptojmë rëndësinë e risjelljes së këtyre tregimeve. Muzeu i Fëmijëve të Luftës shërben si një hapësirë alternative për t’u informuar dhe afruar më shumë me përvojat reale të fëmijëve të luftës.

Muzeu do të na bëjë të pyesim veten mbi atë që dimë në lidhje me të kaluarën, dhe do të na shtyjë të reflektojmë mbi pasojat e luftës. Shpresojmë që ky muze të shërbejë si një vend kujtimi që do të nxisë kureshtje kritike, empati dhe dëshirë për liri dhe paqe në të ardhmen./express/KultPlus.com

Të ngjajshme