26 Korrik, 2024 - 9:48 pm
Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit 2024 po zhvillohet më në fund, vetëm disa orë pasi zjarrvënësit kryen një seri sulmesh të dëmshme në rrjetin e trenave të shpejtësisë së lartë të Francës.
Një flotë varkash do të transportojë rreth 10 000 atletë përgjatë Lumit të Senës, duke kaluar monumentet më të famshme të Parisit, që do të ndiqen nga më shumë se 300 000 spektatorë.
Ceremonia e hapjes së Lojërave Verore në Paris do të shënojë një shkëputje nga tradita, pasi ngjarja që do të zhvillohet jashtë një stadiumi për herë të parë.
Ceremonia do të zhvillohet në Lumin e Senës, me më shumë se 10 000 atletë, figura të ndryshme politike dhe artistë nga të gjitha vendet pjesëmarrëse – që hipin në varka në itinerarin, i cili shtrihet më shumë se tre milje e gjysmë përpara se të përfundojë në Trocadéro.
“Atletët do të jenë zemra dhe shpirti i ceremonisë”, thuhet në faqen e internetit “Paris 2024”.
Duke hapur Lojerat Olimpike me paradën e atletëve, Paris 2024 po thyen traditën. Atletët do të shfaqen në skenë gjatë prezantimit dhe gjatë ceremonisë si pjesë e synimit të vazhdueshëm të Paris 2024 për të zhvilluar Lojëra të krijuara për dhe nga atletët.
Figura të tjera të pranishme në ceremoninë e hapjes do të jenë presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach, presidenti francez Emmanuel Macron dhe Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Filippo Grandi, fitues i Dafinës Olimpike.
“Çmimi u krijua nga IOC për të nderuar individë të shquar për arritjet e tyre në arsim, kulturë, zhvillim dhe paqe përmes sportit”, tha faqja e Olimpiadës.
Ceremonia e hapjes është krejtësisht ndryshe nga ajo që shohim zakonisht në një stadium të mbyllur, ku spektatorët dhe elementët ceremonialë janë kronologjikë dhe të rregullt.
Janë 205 delegacione në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 të këtij viti, të cilat përfshijnë atletë që përfaqësojnë Ekipin Olimpik të Refugjatëve dhe një grup “Atletësh Individualë Neutralë”. Rusia dhe Bjellorusia janë ndaluar të konkurrojnë./KultPlus.com