8 Tetor, 2022 - 5:35 pm
Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu në një fotografi të shkrepur në Vjenë, në vitin 1917, shumë kohë para se mes të dyve, të niste armiqësia – shkruan Blendi Fevziu, i cili përcjell këtë shkrepje historike.
“Vjenë, 1917. Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu, në një fotografi të rrallë.
Të dy, më pas do të ishin deputetë, kryeministra dhe deri armiq politikë.
Hasan Prishtina u ndalua nga policia austriake, për atentatin e dështuar ndaj mbretit Zog në Vjenë, ndërsa Zogu u akuzua për vrasjen e Hasan Prishtinës në Selanik. Të dy bashkë, i kanë sot monumentet në qendër të Tiranës”, – shkruan ai. / KultPlus.com