20 Korrik, 2022 - 12:37 pm
DokuFest dhe Lumbardhi, do të prezantojnë “Hercules and Love Affair” me 8 gusht, 2022 në Kino Bahçe në Prizren, në kuadër të line-up të këtij viti të #DokuNights dhe #LXX.
Hercules and Love Affair është projekt i muzikës dance i krijuar nga DJ, këngëtari, kompozitori, muzikanti dhe producenti amerikan Andy Butler, në vitin 2004. I përbërë nga një ekip i ndryshueshëm interpretuesish dhe muzikantësh, grupi vepron brenda zhanreve të muzikës house, disko, tekno dhe nu-disko.
Fillimisht të bazuar në New York City, tani me bazë në Ghent, Belgjikë, Hercules dhe Love Affair u themeluan pas bashkëpunimit të Butler me Anohni për të prodhuar këngën “Blind”, që ishte një hit dhe u bë kënga e vitit në Pitchforks. Albumi i tyre debutues i vitit 2008 Hercules and Love Affair në DFA Records, mori një vlerësim të gjerë nga kritikët.
Grupi vazhdoi t’i prodhojë dy albume për Moshi Moshi, “Blue Songs” në 2011, dhe më pas “The Feast of the Broken Heart” në 2014, ku John Grant paraqitet si i ftuar në këngën “I Try To Talk To You”. Albumi i tyre i katërt “Omnion” u lansua në 2017 nga Atlantic Records, me Sharon Van Etten në këngën sipas së cilës u emërtua albumi.
Pas një ndërprerjeje pesëvjeçare, më 17 qershor 2022 grupi publikoi albumin e tyre të pestë “In Amber”, album me të cilin bendi do të performojnë në Kino Bahçe në kuadër të turneut të tyre evropian.
Biletat do të jenë në shitje te Kino Lumbardhi në Prizren, Servis Fantazia në Prishtinë dhe online: shorturl.at/flCKP. / KultPlus.com