7 Dhjetor, 2021 - 2:47 pm
Hillary Clinton, ish sekretarja e ShBA-ve ka nderuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, duke i dhuruar Çmimin e Pionierit Global.
”Tani shumë liderë ndërkombëtarë nuk ishin të gatshëm ta bënin shumë, edhe kur iu kërkua, gjithnjë në rastin kur u përgjigjën pozitivisht, angazhimet që morën ishin të vogla”, ka thënë Clinton, e cila këtë çmim e ka ndarë në New York, me dedikimin se Qeveria e Ramës i ka shtrirë dorën refugjatëve afganë.
”Megjithatë pati një numër të vogël udhëheqësish, të cilët u shprehën të gatshëm për të ndihmuar, e në krye të kësaj liste ishte Edi Rama”, ka thënë Clinton.
”Kryeministri Rama hapi dyert e Shqipërisë njerëzve nga Afganistani, kryesisht, grave në nevojë, falë udhëheqjes së tij dhe përpjekjeve të qeverisë shqiptare, më shumë sesa 1000 të evakuuar afganë janë të sigurt në Shqipëri. Në një kohë kur në gjithë globin tonë të drejtat dhe sigurua e grave janë në momente të vështira, angazhimi i kryeministrit Rama për të çuar përpara mirëqenien, mundësitë në Shqipëri dhe afganët tjerë, duhet të na frymëzojë të gjithëve për të vepruar”, ka thënë Clinton./ KultPlus.com