Himni shqiptar siç nuk e keni dëgjuar kurrë, artistja japoneze e sjell mjeshtërisht me harpë (VIDEO)

23 Shkurt, 2023 - 10:41 am

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një performancë tejet të veçantë, të luajtur nga një artiste japoneze në kuadër të vizitës së tij në Tokio.

Artistja japoneze interpretoi himnin tonë në një mënyrë krejtësisht të veçantë si një mjeshtre e rrallë e harpës.

Ky interpretim erdhi për nder të vizitës së delegacionit shqiptar të kryesuar nga kryeministri Edi Rama.

“MIRËMËNGJES 😊
me himnin tonë të luajtur siç nuk e keni dëgjuar kurrë, nga një mjeshtre e harpës gjatë Albanian Day🇦🇱 në Tokio”, shkruan Rama.

Në kuadër të 42-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike, Rama ndodhet në Japoni së bashku me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca.

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij japonez, Fumio Kishida zhvilluan dje një konferencë të përbashkët për mediet. Rama ftoi kryeministrin japonez që në të ardhmen të vizitojë Shqipërinë ndërsa dha lajmin se së shpejti Japonia do të dërgojë një të dërguar special posaçëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor. / ATSH / KultPlus.com

Të ngjajshme