15 Tetor, 2020 - 5:31 pm
Kemi dëgjuar për fermat e ndryshme në Shqipëri, por kjo që do t’ju tregojmë sot është mjaft e veçantë. Ferma u krijua në bashkëpunim, nga një shqiptar i apasionuar pas breshkave në bashkëpunim me vlogerin amerikan David Hoffman.
Një fermë ku mund të shohësh breshkat e të gjitha madhësive. Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ata treguan se si erdhi ideja për të krijuar këtë fermë:
‘’ Pasi pamë dy breshka që ishin të shtypura në rrugë, David u ndje shumë keq gjithashtu edhe unë, kështu ndodhi përreth 15 raste I shpëtuam nga autostrada pstaj më vonë duke biseduar David ka të njëjtën gjë në Miami, thash dua ta bëj dhe unë dicka të tillë aty lindi dëshira pse jo të marrim cdo breshkë që shohim në rrugë cdo breshkë që është në rrezik ta shpëtojmë dhe ta ushqejmë ta rrisim si një fëmijë’’ u shpreh Erjani për krijimin e fermës.
David Hoffman është vlogeri I njohur amerikan që pasionin e tij e ka kthyer në pasion, ai në dekadën e fundit ka udhëtuar në 77 vende dhe ka vizituar mbi 1000 destinacione në kërkim të kulturës, ushqimit dhe historisë unike. Ai jeton në Miami, Florida me gruan dhe vajzat e tij por ndërkohë kalon një pjesë të mirë të ditëve të tij në udhëtime eksploruese, duke mësuar për kultura të reja.
Kështu e gjeti veten rastësisht në Shqipëri për një nga udhëtimet e tij por u magjeps nga vendet dhe kultura shqiptare, David tregoi arsyen kryesore që e ktheu sërish këtu :
‘’ Arsyeja kryesore përse u ktheva në Shqipëri është kjo, ky projekt që filluam, erxhan dhe unë kishim këtë ide ditën time të fundit të udhëtimit ishte rreth 7 javë më parë dhe në një muaj ne kemi këtë, është e mahnitshme sa shpejt u realizua. Për mua breshkat kanë qenë pjesë e jetës sime gjithmonë, që kur unë isha shumë I ri, unë jam nga Majemi dhe ne kemi liqene dhe kanale ku notonim dhe kapnim breshka, shoku im më tregoi breshkat, breshkat e tokës të cilat janë ndryshe, dhe për 20 vitet e fundit unë kam në shtëpi 12 të tilla , specie të ndryshme dhe kështu filloi, unë sa herë vij në ballkan, kam qenë pothuajse në cdo shtet përvec Kosovës dhe Rumanisë, dhe në kohë të lirë gjithmonë shikoj breshkat në këtë udhëtim me të ne shpëtuam më duket 12 breshka, nuk e mbaj mend se sa por ne shpëtuam shumë në rrugë, dhe pamë disa që ishin vrarë dhe ditët e fundit po mendonim për idenë dhe kështu u krijua…’’ u shpreh David.
David tregoi ndër të tjera se çfarë i pëlqen më shumë nga Shqipëria, përse është magjepsur nga kultura e këtij vendi dhe ushqimet që ka provuar:
‘’ Po të them të vërtetën jam vërtet i dashuruar me këtë vend, unë kam udhëtuar në shumë shtete, i kam pëlqyer të gjitha, por ky vend ka dicka unike shumë të vecantë për mua, ka dicka që ja them dhe njerëzve sepse ata më pyesin kur shohin seritë e videove të mija për Shqipërinë, dhe ata thojnë ’’ëoë ne nuk e njihnim këtë vend’’ por unë i them që ka det, mal, lumenj , liqene, ju keni historinë e vjetër, ushqime bio, ushqimi I detit është I mrekullueshëm, mishi është I mrekullueshëm, ka shumë diversitet dhe nga veriu në jug gjithcka ndryshon ‘’ shprehet ai për Shqipërinë.
‘’Unë do të them rakia, është pija që më ka pëlqyer më shumë. Ushqimi më i mirë për mua mund të them është byreku por ai I bërë me me bukë misri, ..jo lakrori, lakrori është I mirë gjithashtu …dhe është I mrekullueshëm, kremoz ka djath të shkrirë, super e butë është ushqim I shpejtë,gjithcka më pëlqen por më shumë mishi qengjit, kudo këtu kam ngren mish qingji shumë të mirë’’ thotë David për pijet dhe ushqimet ka provuar në qytetet e ndryshme në Shqipëri. / shqiptarja/ KultPlus.com