8 Gusht, 2023 - 9:06 am
Të gjithëve u pëlqen estetika dhe kultura e periudhës ndërmjet dy luftërave, por një çift nga Britania e projektuan të gjithë jetën e tyre të përditshme në mënyrë që të jepte përshtypjen se kalendari ka ngecur në vitin 1930. Neil dhe Lisa Fletcher, i kushtuan gjashtë vite të jetës së tyre rinovimit të shtëpisë, në mënyrë që gjithçka, jo vetëm në dekorim, por edhe në teknologji, të vijë nga ajo dekadë.
Vizitorët na thonë: “Nuk është ashtu siç e kemi imagjinuar. Prisnim që të ishte errësirë dhe pluhur”, u tregojnë ata gazetarëve për shtëpinë e tyre, e cila është e tejmbushur me ngjyra, duke shtuar: “Ajo epokë ishte plot ngjyra, edhe pse imazhet që kemi prej saj janë në të zezë dhe e bardhë”.
Pajisjet origjinale të viteve 1930 bëjnë përshtypje të veçantë – madje edhe makina e tyre është antike. Në epokën mes dy luftërave ato ishin shumë të shtrenjta, por ato u ndërtuan për të qëndruar gjatë gjithë jetës.
Çifti ra në dashuri me epokën përmes kinemasë: “Jam zhytur në filmat e tij. Më pëlqen shkëlqimi, rrobat, kompletet, gjithçka”, thotë Lisa, e cila ka një gardërobë plot me fustane vezëlluese. “Ndonjëherë kur dalim më pyesin nëse do të shkoj në një dasmë”, shton ajo.
Megjithatë, nëse asaj i duhej të zgjidhte thesarin e saj më të çmuar nga shtëpia, nuk do të ishte garderoba e saj, por gramafoni i saj – një antike, sigurisht. Siç komenton bashkëshorti i saj: “Nëse shtëpia do të digjej, Lisa me siguri do të shpëtonte fillimisht gramafonin dhe macet e saj, pastaj mua”. / KultPlus.com