30 Mars, 2020 - 10:30 am
Nga Aurenc Bebja
“Excelsior” ka botuar, të dielën e 4 tetorit 1931, në ballinë, një shkrim në lidhje me dënimin e autorëve të atentatit ndaj mbretit Zog në Vjenë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Dënimi i autorëve të atentatit kundër Ahmet Zogut të Shqipërisë
“Gjeloshi (Ndok) dhe Aziz Çami (majtas) në vendin e të akuzuarve.
Gjyqi i dy studentëve shqiptarë që u përpoqën të vrasin mbretin Ahmet Zogu në Vjenë dhe vranë ndihmësin e tij të oborrit mbretëror përfundoi në Ried.
Gjeloshi u dënua me shtatë vite burg, ndërsa Çami me tre vite.”