28 Shtator, 2019 - 4:30 pm
Një hotel i pazakontë është inaguruar në Tenezi, SHBA. Ndërtesa e restauruar mban një histori të frikshme në themelet e saj pasi në vitin 1920 është vrarë një vajzë nga i dashuri i saj.
Nga historitë e trashëguara shumica e njerëzve tregojnë se shpirti i saj ende përndjek ambjentet e ndërtesës. Pikërisht dhoma ku ndodhi ngjarja ka marrë emrin e viktimës Annalisa Netherly ose siç njihet ndryshe dhoma 311 është restauruar sipas modelit të vitit 1920.
Ajo do të jetë e hapur për publikun në datë 31 tetor pikërisht në ditën e Halloween-it dhe çmimi për qendrimin do të jetë 666 dollarë për një natë.
Dhoma ka qenë e hapur për vizitorët gjatë ditës, por nuk është lejuar ende askush të qendrojë.
Sipas legjendës Annalisa ishte një prostitutë e cila u vra në vaskën e dhomës së saj nga i dashuri, i cili ishte xheloz për të.
Më pas shpirti i saj e përndoqi atë si dhe çdo person tjetër që kalonte natën aty, sidomos meshkujt. /KultPlus.com