23 Shtator, 2019 - 11:30 pm
Guri i plakës, është një histori e cila duke u përcjellur brez pas brezi, jeton edhe sot e kësaj dite nëpër viset tona.
Guri është çarë mespërmes nga një kompani franceze në vitin 1936, kur Jugosllavia e Versajës ndërtoi hekurudhën Prishtinë-Pejë, e cila është e qarkullueshme tash 80 vjet, transmeton KultPlus.
Guri i Plakës sipas gojëdhënave të fshtarëve përreth e sidomos të fshatit Gradicë e Godanc e paraqesin rastin duke pohuar se në afërsi të Gurit të Plakës ka qenë një lagje (mahallë), një familje me dyzet anëtarë,me pushtimin e sllavëve në atë përleshje vriten 80 persona, kurse Plaka që i mbijeton vrasjes me 2 nipat e saj i shpëton ngjarjes.
Plaka të nesërmen i merr dy nipat dhe bagëtitë, delet, dhitë dhe afrohet te guri ku shihet vendi ku është strehuar plaka me nipat në Dollap. Kurrse bagëtitë kanë qëndruar rreth Gurit të Plakës.
Thuhet se plaka deri sa i ka rritur nipat ka jetuar në këtë gurë, ku në periferi të gurit nga lindja ka qenë ledinë, sipas gojëdhënave thuhet se plaka është rrëzuar dhe ka humbur jetën.
Jo rrallë trillohen mitet dhe legjendat në Kosovë. Edhe sajohen sipas trillit të njerëzve. Fat të këtillë ka patur edhe Guri i Plakës. Trillanë të ndryshëm flasin shumë për të. Edhe më keq kur nuk dinë ç’dallim ka miti me legjendën./gazetametro/KultPlus.com