Historia e Jolanda Kodrës, gruas që ju lejua të kthehej në vendin e saj një vit para e të vdiste

1 Gusht, 2024 - 3:10 pm

Jolanda Kodra (1910 – 1963) ishte një shkrimtare dhe përkthyese shqiptare, një nga gratë e para shkrimtare të gjuhën shqipe, si dhe një përkthyese në gjuhën italiane të veprave të shkrimtarëve shqiptarë, të tillë si Ndre Mjeda, Migjeni, Petro Marko, dhe Sterjo Spasse.

Jolanda u lind si italiane, me emrin Iolanda Guazzoni, në vitin 1910, në Romë, Itali, dhe është mbesa e Enrico Guazzoni, një skenarist dhe regjisor filmi Italian. Ajo po ndiqte studimet në një lice klasik, kur u takua me Malo Kodrën, me origjinë nga Gjirokastra, i cili ishte student në Romë. Ai ishte një mësues i palestrës, e solli atë në Shqipëri në vitin 1931.

Ajo së shpejti mësoi gjuhën shqipe dhe filloi jo vetëm të komunikonte mirë, por edhe të publikonte poezi në shqip, si dhe artikuj kritikë letrar në revistat e njohura si Hylli i Dritës, Përpjekja shqiptare, Fryma, Njeriu dhe Tomori për shkrimtarët si Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Migjeni, Ndre Mjeda. Kodra ka punuar veçanërisht për Migjenin dhe Mjedën, të cilën më vonë e përkthente në italisht. Ajo ishte një nga gratë e para që publikoi në Shqipëri, në shoqëri të Selfixhe Ciu dhe Musine Kokalari.

Pas Luftës së dytë Botërore punoi si përkthyese nga dhe në italisht, si dhe rusisht, e ndër të tjera, shkrimtarë të tillë si Petro Marko dhe Sterjo Spasse. Ajo nuk ishte e lejuar as të japë mësim në regjimin komunist, as të kthehet përsëri në vendin e saj deri në vitin 1962, një vit para vdekjes./ KultPlus.com

Të ngjajshme