27 Janar, 2023 - 2:35 pm
Maria Anna Mozart motra e madhe e Volfgang Amadeus Mozartit, do të kishte qenë emër tjetër i madh i muzikës, nëse nuk do të ishin pengesat që koha ia vinte një gruaje në karrierë atë kohë.
Edhe pse e talentuar, Maria u detyrua ta linte muzikën që të mësonte të gatuante dhe të martohej.
Në rininë e hershme, vëlla e motër luanin së bashku nëpër Evropë dhe shpesh ishte “Nannerl” (pseudonimi i saj) ajo që merrte vëmendjen e madhe të kritikëve.
Por më pas, familja vendosi ta sakrifikojë talentin e saj për të përqendruar gjithçka te djali, Volgang. Paratë nuk ishin të mjaftueshme për të financuar turnetë evropiane të të dyve dhe për këtë arsye, në moshën 18-vjeçare karriera e Maria Annas u ndërpre.
Fati i saj ishte tjetër: të martohej me një baron të pasur, të bëhej grua dhe nënë e mirë. Historinë e motrës së Mozartit, gati dy shekuj pas, e risjell vepra teatrale e shkruaj nga Sylvia Milo me titull “Mozarti tjetër”.
Duke përdorur dokumente dhe letra që i përkisnin familjes Mozart, Milo ka vendosur t’i japë zë “Nanerlit” gruas dhe artistes, muzikantes që ishte dhe asaj që mund të bëhej.
Edhe vetë Volfgangu e kishte të qartë talentin e motrës së tij: “Unë jam i habitur, nuk e dija se ishe në gjendje të kompozoje kaq bukur. Të lutem, bëj më shpesh gjëra si këto” i thoshte ai.
Për fat të keq, gjërat shkuan ndryshe dhe fundi ishte i parashikueshëm. Në atë kohë, vetëm familjet e pasur mund të kishin mundësi të investonin te një pianist. / KultPlus.com