13 Tetor, 2020 - 9:37 am
Një mesazh si ky, shumë kuptimplotë, na rikthen në kujtimet më të bukura të jetës. Fëmijëria e pakthyeshme, fle përgjithmonë brenda nesh. Në thellësitë e shpirtit, secili prej nesh ruan portretin e ëmbël të atyre njerëzve të sakrifikuar që na mbajtën në prehër e përkëdhelën, me dashurinë më të veçantë në botë…atë të gjyshërve!
Qëllimi i parë i përparëses së gjyshes ishte të mbronte rrobat poshtë, por njëkohësisht: shërbente si dorezë, për të kapur tiganin e nxehtë nga furra;
Ishte e mrekullueshme për të tharë lotët e fëmijëve dhe në disa raste për të fshirë fytyrat e bëra pis;
Në kotec shërbente për të transportuar vezët e ndonjëherë edhe zogjtë e vegjël të pulave;
Kur vinin miqtë në shtëpi përparësja shërbente për të fshehur fëmijët e ndrojtur;
Kur bënte ftohtë gjyshja mbulonte shpatullat;
Ajo përparëse e mirë dhe e vjetër tundej për t’i fryrë zjarrit dhe druve;
Me të transportoheshin patatet dhe drutë e thatë për stufën në kuzhinë;
Në kopshtin e oborrit ajo shërbente si shportë për perimet, pas bizeleve e kishin radhën lakrat;
Në fund të stinës përparësja shërbente për të mbledhur mollët e rëna poshtë pemës;
Kur vinin papritur miq mahniteshim sesi ajo përparëse kthehej në leckë, për të marrë pluhurat;
Kur vinte ora për të ngrënë drekë gjyshet shkonin në fund të shkallëve dhe tundnin përparëset… dhe burrat në fushë, e dinin se kishte ardhur ora për të ngrënë;
Gjyshja e përdorte përparësen edhe për të vënë mbi parvazin e dritares, ëmbëlsirën me mollë, për t’u ftohur;
Do të duhen të kalojnë shumë vite, që ndonjë send apo shpikje tjetër, të zëvendësojë të pakrahasueshmen… përparëse të vjetër.
Bekuar, duarartat zemërbuta… gjyshet tona!!!/Konica.al/ KultPlus.com