13 Mars, 2021 - 3:27 pm
Javën e kaluar u transmetua intervista e Meghan Markle dhe Princ Harryt për Oprah Winfrey. Intervista e shumëpritur ka bërë bujë të madhe në media, duke “tronditur” pallatin mbretëror me deklaratat që u bënë.
Gjatë kësaj interviste, Meghan nuk la pa përmendur edhe kunatën e saj, Kate Middleton. Markle u shpreh se pallati mbretëror refuzoi të korrigjonte historinë e rreme se ajo e kishte bërë Kate të qante para dasmës me Princ Harry-n.
Sipas saj, ka qenë Kate ajo që e kishte bërë këtë gjë kundrejt Meghan, shkruan “Harper’s Bazaar”. “Ishte Kate ajo që më bëri mua të qaj. Madje edhe më kërkoi falje më pas”, rrëfeu Dukesha e Sussex”.
Madje pas deklaratave të çiftit, ka reaguar edhe shoqja e ngushtë e Meghan, Janina Gavankar. Kjo e fundit është shprehur se kishte shumë “e-maile dhe mesazhe” që dokumentonin keqtrajtimin që pallati i ka bërë Dukeshës së Sussex-it.
Pas gjithë këtyre akuzave të forta, është bërë publik një e-mail që Meghan i ka dërguar familjes mbretërore që tregon se ajo nuk ka ndjerë fare mbështetje prej tyre.
“Harper’s Bazaar” pretendon se ka siguruar një e-mail që Meghan i ka dërguar njërës prej ndihmëseve të saj dhe në të shprehet se familja mbretërore nuk bëri asgjë për të ndalur thashethemet për situatën e saj me Kate.
Kur pallati i Kensington-it i kërkoi Meghan dhe Harry-it të firmosnin një deklaratë që thoshte se princ William nuk e ka bullizuar kurrë çiftin para se ata të hiqnin dorë nga titujt mbretërorë, Meghan iu përgjigj me këtë e-mail:
“Meqë po flasim për të tilla deklarata atje jashtë, ndoshta pallati mbretëror mund të tregohet i drejtë rreth meje dhe të thotë se nuk e bëra Kate-in për të qarë,” shkruhej në një pjesë të email-it.
Kërkesa e saj u injorua dhe iu tha se “Dukesha e Cambridge-it kurrsesi s’mund të përfshihet në të tilla thashetheme”./ KultPlus.com