4 Gusht, 2019 - 11:59 am
Me anë të një postimi në prfilin e tij në Facebook historian, gazetar dhe poeti ka festuar ditëlindje e tij të 73-të, shkruan KultPlus.
Historian, gazetar dhe poeti Jusuf Buxhovi ka lindur në Pejë më 4 gusht të vitit 1946. Mësimet e para dhe shkollën e mesme i kreu në Gjakovë. Studioi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës, ku u diplomua në vitin 1968. Studimet posuniversitare i kreu në degën e historisë së Univeristetit të Kosovës në vitin 1979, me ç’rast , me temën “Lidhja shqiptare në dokumentet gjermane”,mori titullin e magjistri të shkencave të hisitorisë.
Karrierën e shkrimtarisë e nisi si poet dhe gazetar i kulturës në gazetën “Rilindja” në vitin 1967, të cilën e vazhdon si korrespondent i saj në Gjermani, deri në fund të vitit 2008. Këtu nis cikli i romaneve triologjikë përpunuar vitet e fundit dhe ku prozatori në mbi dy mijë faqe përcjell dramën e mbijetesës, vazhdimësisë dhe jetës. Rreth krijimtarisë letrare të viteve të fundit të autorit, mund të thuhet se me romanet “Prapë Vdekja I, II, III” (1991-1995) pastaj me “Letrat për Kryeprincin” (2002), “Vera e fundit e Gjin Bardhit” (2003), si dhe “Trilogjinë Gjermane” (Vdekja e Kolonelit, Kujtimet e zonjës Von Braun dhe Kodi i Dashurisë) të botuara në vitet 2004-2006, krijon një cikël tematik të eposit të prozës shqipe, i cili mbështetet mbi qenien ekzistenciale të popullit shqiptar që nga antika e deri në ditët tona.
Në këtë mënyrë autori shfaqet me një prosede letrar që është i ndërthurur dhe i ndërlidhur organikisht, ku historia kthehet në një fakt letrar. Këtij kundrimi nuk i kanë shpëtuar as ngjarjet e fundit, vecmas ato të viteve të tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta, të cilat gjetën një pasqyrim të denjë në romanin “Kodi i dashurisë” i cili në vitin 2006 u nderua me cmimin kombëtar “Azem Shkreli”, si vepra më e mirë e vitit.
Në vazhdën e ktij angazhimi duhet parë edhe pjesën e parë të trilogjisë “Libri i Bllacës” që doli nga shtypi në janar të vitit 2007, dhe pritet që pjesa e dytë dhe e tretë e këtij libri të botohet gjatë këtij viti, pasiqë, sipas autorit ato, si tekste letrare, tashmë janë kryer dhe gjenden në fazën e fundit të daljes nga shtypi.
Në vitet në vazhdim Jusuf Buxhovi vazhdoi veprimtarinë e sukseshme si romansier. Botoi romanet: “Libri i Gjakovës” (2008), “Lufta e fundit e Bashkim Kosovës” (2011), “Dosja e hapur” (2012), “Jeniçeri i fundit” (2013) dhe “Dosja B” (2016).
Krahas letërsisë, Jusuf Buxhovi shënoi suksese edhe si historian. Pas punës së gjatë hulumtuese në arkivat gjermane publikon monografitë “Kongresi i Berlinit 1878” (2008) dhe “Kongresi i Berlinit dhe Lidhja Shqiptare” (2012), si dhe “Nga Shqipëria Osmane te Shqipëria Europiane” (2010). Suksesin më të madh si historian Buxhovi e shënon me veprën pesë-vëllimëshe “Kosova” (2012-2015), e cila pati shtatë botime.[nevojitet citimi] “Kosova” në tri vëllime u botua edhe në anglisht në SHBA nga botuesi “Jalifat Publishing” (2015).
Për merita shkencore në historiografi, në vitin 2017, Ministria e Kulturës dhe Sportit e Qeverisë së Kosovës ia ndau çmimin “Historian i Vitit”
Këto janë disa nga veprat e tij: