2 Mars, 2024 - 6:37 pm
Edhe pse nuk arriti në finalen e 400 metrave për meshkuj, Franko Burraj, sërish bëri histori në botërorin e atletikës për salla të mbyllura që po zhvillohet në Glasgow.
Sportisti shqiptar u bë i pari që arriti deri në gjysmëfinalet e një aktiviteti të tillë.
25 vjeçari regjistori kohën 46’ 86 duke përmirësuar rekordin kombëtar që mbahej prej tij me 3 të qindat më pak.
Ndërsa në gjysmë finalen e zhvilluar të shtunën në orën 22:10, Burraj u rendit në vendin e 6 të baterisë së tij me kohën 47’ 78 e pamjaftueshme për të arritur në finale.