26 Prill, 2023 - 1:20 pm
40% e studentëve të rinj aktualisht në universitetet holandeze janë të huaj . Është konsideruar si fenomen pasi vitin e kaluar vendi priti 115 mijë studentë, ndërsa 7 vite më parë ky numër ishte më pak se 1/3. Ministri i Arsimit, Kulturës dhe Shkencës, Robbert Dijkgraaf, shprehet i shqetësuar për faktin dhe ka frikë se do të duhet të merren masa. Ai deklaroi se “Duhet të ekzistojë aftësia për të kontrolluar fluksin e nxënësve aty ku është e nevojshme, përndryshe klasat rrezikojnë të mbipopullohen, mësuesit të mbingarkohen dhe gjithashtu do të ketë mungesë akomodimi, që ushtron presion mbi aksesueshmërinë arsimore”.
Si masë e mundshme do të konsiderohet zbatimi i një “kufiri të kapaciteteve emergjente” që do të ndalojë fluksin e studentëve jashtë Bashkimit Europian, pasi siç thekson ministrja prioritet duhet të kenë studentët nga Holanda dhe vendet e tjera europiane. Ai u bën thirrje politikanëve të mendojnë se sa studentë ndërkombëtarë mund të përshtaten si në shoqëri ashtu edhe në sistem.
Dijkgraaf vëren se holandishtja duhet të mbetet gjuha kryesore e studimit në vend, por në të njëjtën kohë ai thotë se studentët e huaj janë shumë të dobishëm në fusha të caktuara. Një zgjidhje për të është të inkurajojë studentët ndërkombëtarë të mësojnë holandisht.
Natyrisht, zgjidhja mund të gjendet në opinionin që me kalimin e viteve po fiton gjithnjë e më shumë terren, se diplomat nuk janë aq të vlefshme. Tashmë në Amerikë përqindja e të rinjve që nuk mbarojnë arsimin e lartë është mjaft e lartë./abcnews.al/KultPlus.com