25 Qershor, 2024 - 1:00 pm
Këngëtarja e njohur, Manjolla Nallbani ka folur pas homazheve në nder të poetit të njohur, Agim Doçi, i cili ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare.
Nallbani tha se Doçi nuk ishte thjesht një poet i madh, por edhe një njeri me karakter të veçantë.
Ajo shtoi se një Agim Doçi nuk vjen më, pasi ishte unik.
“Unë besoj se të gjithë ne humbën jo thjesht një poet te madh, por një njeri te vecantë si karakter, me sinqeritetin e natyrës së tij, me mënyrën se si i thoshte të vërtetat, me kontributin që ka dhënë në krijimtarinë sidomos në kohën e luftës në Kosovë”, tha për News24.
Një Agim Doci nuk vjen më, pasi ishte një njeri unik. Sot shumë dhimbje që humbin një njeri të tillë./KultPlus.com