5 Shkurt, 2020 - 3:55 pm
Homologia nga Republika e Shqipërisë, Elva Margariti, e ka uruar ministren Vlora Dumoshi për marrjen e pozitës për të udhëhequr Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Ky është urimi i Ministres së Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Elva Margariti.
Përshëndetje Ministre Dumoshi.
Doja të përcillja urimet më të sinqerta për këtë sfidë të re e për rolin e rëndësishëm që ju kanë besuar!
Jam e bindur që urat e komunikimit e përkushtimi për të lartësuar të bukurën shqiptare nuk do të na mungojnë!
Përzemërsisht, Elva Margariti
Ministre e Kulturës së Shqipërisë. /KultPlus.com