3 Qershor, 2022 - 11:09 am
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është takuar me kompozitorin e njohur nga Kosova, Mendi Mengjiqin.
Hovenier përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur Mengjiqin një kompozitor i cili e përdori “talentin e tij muzikor për t’i dhënë zë pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës”.
“Pasi përdori talentin e tij muzikor për t’i dhënë zë pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, kompozimet e tij të reja “Symphonic Pain” dhe “To Breathe Again”, sjellin vëmendjen ndaj çështjeve të përbashkëta mjedisore, duke përfshirë ngrohjen globale”, ka shkruar tutje Hovenier.
Hovenier shtoi gjithashtu se kishte kënaqësinë që të ndiqte performancën premierë “To Breathe Again” e cila u interpretua nga Orkestra Filarmonike e Kosovës në shkurt 2022. /KultPlus.com