8 Mars, 2023 - 11:37 am
Një hulumtim i ri tregon se Dua Lipa është gruaja shqiptare më e kërkuar në botë.
Dua Lipa (73 milionë) dominon në listë dhe është më e kërkuar se Rita Ora, Bebe Rexha (12 milionë) dhe Ava Max (9.8 milionë) së bashku.
Ky hulumtim ofron njohuri unike për vajzat dhe gratë më të famshme shqiptare në mbarë botën, me Dua Lipën që dominon në këtë renditje, duke analizuar më shumë se 135 milionë kërkime në Google.
Nënë Tereza mban ende vendin e 4-të (8 milionë), dhe çuditërisht pasohet nga influencerja e re Melissa aka melimtx dhe një nga aktoret më të suksesshme shqiptare Eliza Dushku.
Hulumtimi i fundit i bërë nga dua.com analizoi mbi 135 milionë kërkime në Google në 12 muajt e fundit, për të përcaktuar 150 vajzat dhe gratë më të suksesshme dhe të famshme shqiptare.
Rezultatet e këtij hulumtimi jo vetëm që vijnë në kohën perfekte – më 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas – por gjithashtu ofrojnë një këndvështrim në interesimin e njerëzve në mbarë botën për suksesin e grave shqiptare.
Është inkurajuese të shohësh që jo vetëm gratë shqiptare nga diaspora po ndikojnë në botë, por edhe ato nga vendlindja, siç janë Era Istrefi dhe Elvana Gjata.
Në listën e 150 grave më të famshme shqiptare, nuk mungonin dhe emrat si: Diona Fona, Xhemi Shehu, Amanda Lajcaj, Vildane Zeneli, Vlora Çitaku, Anjeza Shahini.
Renditja TOP 150 femrat shqiptare: LINK / KultPlus.com