1 Gusht, 2023 - 11:31 pm
NASA ka marrë një sinjal nga sonda e saj Voyager 2 pasi humbi kontaktin me të miliarda milje larg nga Toka, tha agjencia hapësinore.
Më shumë se shtatë ditë më parë, mungesa e komunikimit bëri që antena e anijes kozmike të lëvizte pa dashje me vetëm dy gradë pasi kontrollorët e fluturimit dërguan aksidentalisht komandën e gabuar që e anoi atë nga Toka.
Edhe pse është një zhvendosje e vogël, mjaftoi për të ndërprerë komunikimin me Voyager 2.
Por të martën, NASA tha se gjatë një skanimi mori një sinjal nga Voyager 2.
Voyager 2 u nis në vitin 1977 nga Florida për të eksploruar pjesën e jashtme të sistemit diellor, duke përfshirë Jupiterin, Saturnin, Uranin dhe Neptunin./alsatm/KultPlus.com