Humoristët shqiptarë mblidhen në Shkodër

9 Nëntor, 2019 - 5:30 pm

Në Shkodër pas 30 vjetësh, u bënë bashkë të gjithë humoristët shqiptarë.

Festa mbarëkombëtare e Humorit, ngjiti në skenën e teatrit “Migjeni” estradën e Shkodrës, “Artistin e Popullit”, Luftar Paja, Parodistet e Vlorës, trupat e humorit nga Peshkopia, Durrësi, Korça dhe nga Gjakova.

Në një variete për rreth 3 orë, ata dhuruan të qeshura pafund. Në këtë mbrëmje të veçantë, miqtë e ardhur nga Vlora përkujtuan edhe një nga ikonat e humorit shkodran e shqiptar, regjisorin dhe “Mjeshtrin e Madh” Gjosho.

Rikthimi i të gjithë aktorëve së bashku në skenë pas 30 vitesh është një moment i rëndësishëm për skenat shqiptare. Festa mbarëkombëtare e Humorit do të ngjitet në skenën e teatrit “Migjeni” për 3 netë me radhë. /KultPlus.com

Të ngjajshme