8 Shtator, 2020 - 12:00 pm
Artisti kosovar i njohur si “I am I” njihet për protestat e tij për zhvillimet e vendit. Kësaj radhe, ai ka protestuar për nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë në Washington, shkruan KultPlus.
Ai thekson për KultPlus se kjo protestë ndërlidhet me atë të kaluar, atëherë kur në pankartën e tij shkruhej “Kujdes nga Bananja” dhe e quante Kosovën “Banana Republic”.
“Tani katër ditë pas arrritjes së asaj marrëveshjes, protesta tregon që “Për me na kojt karrotën na e kanë ly me mjaltë”, nga një Banana në Carrot Republic”, shprehet artisti “I am I”.
Harta e Kosovës është e përbërë nga karrotat, kurse yjet nga mjalta. Në pankartën e tij lexohet “Për me na kojt karrotën na e kanë ly me mjaltë”, teksa në maicën e tij shkruhet “We are not problematic guys! We are playboys!” dhe në duar mban një kavanoz me mjaltë me mbishkrim “Ku fshihet lepuri?!”, në të cilën është e zhytur një karrotë./ KultPlus.com