7 Qershor, 2021 - 10:09 pm
Aktorit dhe regjisorit të njohur Pirro Mani i është dhënë lamtumira e fundit në SHBA, aty ku dhe ndërroi jetë.
Të pranishëm në ceremoni kanë qenë familjarët dhe miqtë e tij.
Fjala e lamtumirës është mbajtur nga Pëllumb Kulla. Ai mbylli sytë në moshën 89-vjeçare në SHBA, ku jetonte prej pothuajse 20 vitesh./ KultPlus.com