5 Gusht, 2019 - 2:10 pm
Arian Daci, ish zëvendësministër në Ministrinë e Diasporës kishte humbur jetën në fillim të këtij viti, përderisa ishte me pushime në Brezovicë, shkruan KultPlus.
Daci kishte humbur jetën pasi që ishte mbuluar nga një ortek bore.
Por, edhe pse kanë kaluar mbi shtatë muaj nga vdekja e Dacit, Ministria e Diasporës nuk ka marë mundin që të përditësoj të dhënat në faqen zyrtare të këtij institucioni.
Në këtë faqe, Arian Daci edhe më tej figuron si zëvendësministër, dhe po sipas këtyre të dhënave, asistente e tij vazhdon të jetë Mejreme Salihu.
Vdekja e Arian Dacit ka qenë një ndër ngjarjet më të komentuara në fillim vit, për të cilin është mbajtë edhe një mbledhje komemorative, kurse Qeveria e Kosovës pat ndarë 15 mijë euro për familjen e të ndjerit./KultPlus.com