I vihet flaka billbordit “Liria ka emër”, policia në vend të ngjarjes

17 Nëntor, 2020 - 9:04 am

 

Ditëve të fundit një billbord “Liria ka emër” është vendosur në Komunën e Graçanicës.

Vendosja e tij ka ngritur reagime të shumta, derisa është kërkuar që ai të hiqet edhe nga kreu i kësaj komune, duke u cilësuar si provokim për banorët.

Sot, në orët e para të mëngjesit këtij billbordi i është vënë flaka. Në vend të ngjarjes ka dalë policia që e ka rrethuar me shirit vendin ku ndodhet ai billbord.

Zyrtarisht policia nuk ka dhënë asnjë informacion nëse është identifikuar ndonjë person që mund të ketë kryer veprën. / Gazeta Express/ KultPlus.com

Të ngjajshme