8 Maj, 2020 - 5:28 pm
Kompania e hulumtimeve dhe konsulencave zhvillimore me veprimtari në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë IDRA, ka hulumtuar se puna e papaguar e grave në Kosovë vlerësohet të jetë mbi 2 miliardë e 616 milionë euro, shkruan KultPlus.
Gjatë diskutimit në video-bisedën “Gratë dhë Puna” organizuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, Menaxherja e Hulumtimeve dhe Degës në Kosovë, ndau kalkulimin për punën e papaguar të grave për kohën e shpenzuar në kujdes të shtëpisë dhe familjes që del të jetë rreth 2 miliardë e 616 milionë euro, duke përdorë formulën e OXFAM-it.
Burimet e të dhënave:
MCC LFTUS 2017 – Të dhënat për kohën kushtuar kujdesit ndaj shtëpisë dhe familjes
ASK Vlerësimi i popullësisë 2011: nr. i burrave dhe grave mbi 15 vjeç.
ASK IHҪK Mesatarja e vitit 2019.
Gratë kosovare vazhdimisht janë përballur me nivelin e ulët të punësimit. Një përqindje e vogël e tyre nuk janë aktive në fuqinë punëtore.
Niveli i papunësisë në Kosovë është shkaktari kryesor për mos aktivizimin e grave në fuqinë punëtore. Sipas kompanisë IDRA edhe ato gra që janë të punësuara kanë rezultuar me një shifër të madhe të punës së papaguar të tyre. /KultPlus.com