25 Nëntor, 2020 - 2:10 pm
Për të tretën ditë me radhë, Drejtorja Ekzekutive e RrGK-së, Igballe Rogova ka qëndruar në heshtje para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, për të kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, pas deklaratës së tij lidhur me çështjen e të pagjeturve.
“Siç edhe kemi thënë në letrën drejtuar Kryeministrit Hoti, kështu ne u bashkëngjitemi mijëra qytetarëve në thirrjen për shkarkimin e menjëhershëm të Selmanajt, duke përfshirë ata që tashmë kanë nënshkruar peticionin online.
Derisa zërat tanë të dëgjohen!”, thuhet në njoftim.
Letrën e plotë drejtuar kryeministrit Hoti mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm: https://womensnetwork.org/…/rrgk-i-dergon-leter…/ / KultPlus.com