15 Korrik, 2022 - 1:18 pm
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), po vazhdon thirrjet për vaksinim dhe bartjes të maskës ndaj COVID-19, shkruan KultPlus.
Postimet e vazhdueshme në llogarinë zyrtare të tyre po vazhdojnë, derisa IKSHPK njofton se sot nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes.
Njoftimi i plotë të IKSHPK-së:
Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni!
Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim.
Fatmirësisht sot nuk është raportuar asnjë rast i vdekjeve nga kjo sëmundje!
Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.
IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.
Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë të dytë dhe të tretë mund të vaksinohen të gjithë personat e moshës mbi 12 vjeç;
Me dozën e katërt, mund të vaksinohen personat e moshës mbi 60 vjeç, me kusht që të kenë kaluar katër muaj nga marrja e dozës së tretë.
MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19. /KultPlus.com