24 Korrik, 2021 - 6:33 pm
Distria Krasniqi i ka siguruar medalje Olimpike Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke e rrëmbyer të artën. Kjo është medalja e dytë Olimpike për Kosovën, pas Majlinda Kelmendit që fitoi të artën në vitin 2016, përcjellë KultPlus.
Krasniqin e ka uruar edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Meta e ka quajtur Distrian më të mirën e botës pasi fitoi medalien e artë. Ndërsa, ai ka përgëzuar edhe Driton Kukën, trajnerin e Kosovës në xhudo dhe të gjithë ekipin që sipas tij asnjëherë nuk zhgënjen.
Ai në rrjetin e tij social Facebook ka publikuar katër fotografi të Distrias dhe ekipit, duke e uruar atë teksa është shprehur i lumtur për fitoren e saj. / KultPlus.com