23 Tetor, 2020 - 10:00 am
Me drita shumënjgyrëshe dhe ujin që ngrihet në qiell, të enjten mbrëma, është inauguruar atraksioni më i ri dhe më uniku në mbarë Emiratet e Bashkuara Arabe, që ka siguruar menjëherë edhe rekordin botëror Guinness, si shatërvani më i madh në botë.
Ai ndodhet në Dubai dhe quhet “Shatërvani Palmë”.
Zbulimi dhe inaugurimi u bë gjatë një transmetimi live. Ai zë një hapësirë prej 14 mijë metrash katrorë dhe e veçanta është se përbëhet nga uji i kripur i detit.
128 qitëset e ujit, e çojnë atë deri në 105 metra lart.
E zbukuruar me mbi 3 mijë drita led për të ndriçuar km larg, shatërvani i Dubait theu kështu rekordin që e mbante shatërvani i Koresë së Jugut.
Ai do të jetë i hapur për publikun në çdo ditë të vitit, pa pagesë. çdo 30 minuta, shatërvani është projektuar të lëshojë muzikë, shoqëruar me një kërcim të vetë ujit që ngrihet në qiell. / KultPlus.com